Moti ditët në vijim pritet të përkeqësohet në Shqipëri.
Advertisements
Reshjet e shiut, të shoqëruara me erëra të forta pritet të nisin sërish në vendin tonë gjatë mesnatës së sotme dhe do të zgjasin deri më 23 Janar.
Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin dhe njofton:
Advertisements
Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m .
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!