Moti i keq në Shqipëri/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet në zonat e prekura nga përmbytjet

Në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale, policia bën të ditur se vështërsi në qarkullim janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.
TIRANË– Policia e Shtetit ditën e sotme i ka bërë apel qyetarëve që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike. Në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale, policia bën të ditur se vështërsi në qarkullim janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Advertisements

Advertisements

“Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër. Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike. Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZgjedhja e Ledjanës nxit diskutime në studio (Fotot)
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, e shtunë 9 janar 2021