Misteri më i madh që la pas Maradona, ja çfarë u gjet në dy kasafortat e tij të mbetura në Dubai?

Tre muaj pas vde kjes së Diego Maradonas ka ende shumë mis tere që mbeten të pazgjidhura.

Advertisements

Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij të njohur, Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë.

MARCA ka njoftuar për zhurmën që është krijuar në lidhje me trashëgiminë e tij, pasi ish-futbollisti i madh nuk ka lënë një testament dhe vlera monetare e pasurive të tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur.

Advertisements

Pasuritë janë të ndryshme, që nga makina e Amfiber Hunta Overcomer te unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest, deri te një Rolls Royce Ghost.

Sipas ueb faqes së specializuar për pasurit e të njohurve, Celebrity Net Worth, thuhet se Maradona ka pasuri që vlerësohen rreth 75 milionë dollarë.

Mister më i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Këto janë gjëra që Diego mbajti dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte; mund të ishin dirhemë [monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe], orë, dollarë ose asgjë”.

“Kasafortat kanë qëndruar atje dhe ato nuk u hapën kurrë dhe nuk janë hapur për dy vjet”, ka thënë një mik i ngushtë i Maradona për Infobae. Tani, familjarët e Diego Armando Maradonas janë me sytë nga Dubai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e mërkurë 27 Janar 2021
Artikulli tjetërAksidenti në Fier, ky është infermieri që humbi jetën, shofer i Benzit(Video)