Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte sot në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Advertisements

Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.

“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

Advertisements

Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ka rënë deri në 1 metër dëborë. Disa banesa të pabanueshme”/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat për situatën në të gjithë vendin
Artikulli tjetërPërmbytjet shembin urat/ Ministria e Mbrojtjes: FA nisin punën për ndërtimin e tyre! Ja si paraqitet situata