Mbi 90 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 90 milionë.

Advertisements

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 90.086.549 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 22.699.938 raste deri më tani.

Advertisements

Ky vend ndiqet nga India me 10.451.346 raste, Brazili me 8.075.998, Rusia 3.379.103, Britania me 3.017.409, Franca 2.767.312, Turqia me 2.317.118, Italia me 2.257.866, Spanja me 2.050.360, Gjermania me 1.914.335, Kolumbia 1.771.363, Argjentina 1.714.409, Meksika 1.524.036, Polonia me 1.376.389, Irani me 1.280.438, Afrika e Jugut me 1.214.176, Ukraina me 1.110.015 dhe Peruja me 1.032.275 raste.

Në mbarë botën, deri më tani për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 1.934.939 njerëz, kurse 64.469.156 persona janë shëruar duke e mposhtur virusin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakViti 2021 do të jetë perfekt për këto 3 shenja horoskopi, ja cfare thone yjet
Artikulli tjetërTigri me xhup Moncler 1500 dollarë, Merkel me orë 100 paund që ka vite që s’e ndërron