Qeveria ka miratuar zgjatjen e kontratës koncesionare të Aeroportit “Nënë Tereza” edhe për 13 vjet të tjera. Në kontratën e parë të nënshkruar në vitin 2004 parashikohet një koncesion prej 22 vitesh.
Advertisements
Projektligji i cili ka mbërritur në parlament e zgjat koncesionin në 35 vite duke i dhënë mundësi kompanisë shqiptare “Kastrati” që në vitet e ardhshme të investojë 99 milionë euro për zgjerimin e aeroportit.
Më konkretisht parashikohet zgjatimi i pistës së aeroportit dhe zgjerimi i zonës së terminalit për pasagjerët. Ndërkohë, kompania “Kastrati” menjëherë pas privatizimit uli me 20% tarifat për pasagjerët e rritur dhe 40% për fëmijët.
Advertisements
Ne 1 dhjetor 2020 u firmos marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe grupit kinez “Real Fortress Private Limited”, marrëveshje e cila i kalon 100% të aksioneve kompanise shqiptare, për vlerën e 71 milionë eurove. Kastrati do të paguajë fillimisht 15 milionë euro si pagesë fillestare, teksa pjesa tjetër e vlerës do te jete për mbylljen e procesit.
Vendimi për blerjen është zyrtarizuar pasi transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aeroporti është menaxhuar fillimisht nga gjermanët, për t’i kaluar më pas grupit kinez dhe së fundmi një kompanie shqiptare, ku debatet kryesor kanë qenë gjithnjë tarifat e larta dhe kushtet për funksionimin e aeroporteve të tjera në vend.
Që prej vitit 2004 kur aeroporti menaxhohej nga gjermanët, e më pas nga 2016 ku administrimi i kaloi grupit kinez të cilët blenë aksionet e aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” qeveria bëri disa tentativa për të ndryshuar kushtet e kontratës, në mënyrë që t’u hiqe ekskluziviteti kompanive koncesionare të cilat bëheshin pengesë për hapjen e aeroporteve të tjera. Kjo u arrit pjesërisht katër vite më parë përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe grupit kinez.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!