Kleoniki Delijorgji e quajti ‘djall’, Rezarti i kthehet keq: E paaftë mendërisht

Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një aftësi të veçantë.

Advertisements

Ajo tha se mund të shoh fatin e njerëzve nëpërmjet letrave.

Për realizimin e kësaj loje ajo zgjodhi Françeska Jaçen të cilës i tha: “Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai(drejton gishtin nga Rezarti) nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi. Nuk ka të bëjë me miq kjo gjë. Ti duhet tu vendosësh limite njerëzve që të dinë se ku mund të kalojnë dhe ku mos të kalojnë me ty.”

Advertisements

Rezarti ndërhyri duke e ktheu çdo gjë në humor duke ironizuar faktin se ajo mund të parashikojë fatin.

Por debati ka degraduar edhe më tej duke u “shpërngulur” në rrjetet sociale. Kleoniki e ka cilësuar si djall, seksist, ofendues, të patalentuar, pa asnjë vlerë humane dhe shumë të tjera.

Pas fjalëve të tilla, nuk ka munguar një reagim nga aktori. Ai i ka përmendur modeles të atin, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Rezarti i ka kërkuar të mos dalë më në televizor sepse do t’iu ngacmojë plagët njerëzve. Në fund, ai e ka quajtur Kleonikin të paaftë mendërisht.

“E dashur Niki, e kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore se nga vjen! Mos u mërzit sepse unë babain e kam artist dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë të dëmtosh veten se babi yt ka bërë disa gabime, mos e vrit mendjen. Unë do thoja mos dil nëpër Tv të paktën se i ngacmon plagët njerëzve, si thua? Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht”, ka shkruar aktori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEvropë, jepet alarmi/ Borë dhe ngrica, në Greqi “bëhet plazh”
Artikulli tjetërReshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e dimrit