Kastrioti i bën bllokadë kryesuesve të Vllaznisë, skuadra e Brdariç hap fals në shtëpi

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një hap fals në shtëpi ky për skuadrën e Thomas Brdariç, pas ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi.

Advertisements

Pavarësisht përpjekjeve kuqeblutë, nuk arritën të mposhtnin portierin Isli Hidi, kjo padyshim edhe për meritë të këtij të fundit. Ky ishte barazimi i tretë në kampionat për Vllazninë, ndërkohë që në krahun tjetër, krutanët e Ndreut u rikthyen te rezultatet pozitive pas 2 humbjesh radhazi.

Vlen të theksohet lufta e ashpër sportive në fushën e lojës, teksa Kastrioti e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas ndërhyrjes së ashpër nga mbrapa ndaj Da Silvës. Në javën e ardhshme, Vllaznia do të jetë mysafire në Elbasan ndaj Partizanit, ndërkohë që krutanët presin Bylisin në shtëpi.

Advertisements

FT: VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi!

90+4′ Sokol Neziri ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Da Silvës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak​Zbulohen mbetjet e kafshës më të madhe që ka ecur ndonjëherë në Tokë
Artikulli tjetërNdryshoi tre herë emrin! Çfarë fshihte vik.tima e sotme në Durrës, ‘kalvari’ i zbardhjes së identitetit