“Jam sëmurë…/ Ja si e dhunoi 16-vjeçarja të moshuarën për ta grabitur

Policia njoftoi se mëngjesin e djeshëm shtetasja Lume Zela ka qenë e vetme në banesë kur një çast kishte dëgjuar trokitje në derë. Kur ka hapur derën, e moshuara ka parë një vajzë të re, që më pas u identifikua si 16- vjeçarja K. Beqiri. Kjo e fundit i kishte kërkuar një gotë ujë me pretendimin se ishte e sëmurë. Në këto kushte e moshuara i ka ofruar ndihmë vajzës së re.

Advertisements

Ajo e ka ftuar të hyjë brenda në shtëpi dhe të pushojë derisa të qetësohet. Por sapo ka hyrë brenda, 16-vjeçarja e spërkati gruan me spraj lotsjellës në fytyrë dhe teksa e dhunonte e ka mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë së saj. Në banesë dyshohet se ka hyrë edhe i dashuri i vajzës, 18-vjeçari Julian Kiptiu dhe që të dy kontrolluan nëpër dhoma për sende me vlerë dhe para, por pasi nuk gjetën gjë, janë larguar që aty.

GRUAJA E DHUN UAR

Advertisements

Gruaja ka kërkuar ndihmë nga dritarja dhe fqinjët kanë njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e saj. “I ra derës dhe unë dola aty. Kur pashë një vajzë që më tha aman se nuk jam mirë, jam sëmurë, dua një gotë ujë. E ftova brenda të qetësohej dhe i ofrova ujin, por ajo futi duart në xhep dhe më spërkati me spraj në fytyrë. Bashkë me djalin pastaj më kapën e më futën duart në fyt duke më tërhequr edhe zvarrë derisa më çuan te dhoma e më kyçën brenda”, ka treguar 64-vjeçarja e dhunuar. Më tej, gruaja ka rrëfyer se ka parë tmerr me sy në ato momente, ndërsa nuk kishte asnjë person në shtëpi që ta ndihmonte. Ajo sqaroi Policinë se jeton vetëm, pasi mbesën e ka në shkollë. Gruaja kërkoi që autorët të dënohen sipas ligjit, sepse kjo ngjarje mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda, ndërsa theksoi se kjo 16-vjeçare mund të jetë duke jetuar me këtë lloj forme.

ARRESTIMI

Policia prangosi 16- vjeçaren K. Beqiri dhe bashkëpunëtorin e saj, 18- vjeçarin Juljan Kiptiu me akuzën “Vjedhje me dhunë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, si dhe sekuestroi sprajin lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim vjedhjen. Ndërkohë, edhe fqinjët e së moshuarës i kanë dhënë detaje Policisë, ku sipas tyre, kanë qenë britmat e gruas për ndihmë që i kanë alarmuar

Njoftimi i Policisë: Kanë ushtruar dhunë ndaj 64-vjeçares

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, në lagjen ’18 Tetori’, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur gjë dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve: J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale spraji lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’ e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, njoftoi Policia pas ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës për oligarkët: Me kë tallet ky?
Artikulli tjetërVIDEO/ Rusia përfshihet nga stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë