Vaksina e Moderna-s është efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Britani njoftoi kompania të hënën.
Në deklaratë thuhet se vaksina është më pak efektive ndaj varianteve në Afrikën e Jugut, prandaj po zhvillon një vaksinë të re përforcuese.
“Po veprojmë sot për t’i paraprirë kurbës nëse do të duhej”, tha Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, në një intervistë.
Advertisements
“Unë e mendoj atë si një politikë sigurimi”, u shpreh ai duke shtuar: “Nuk e di nëse do të kemi nevojë për të, shpresoj që nuk do të kemi nevojë”.
Moderna raportoi zbulimet e reja pas një studimi ku u përdorën mostra gjaku nga 8 persona që kishin marrë 2 doza të vaksinës, dhe dy majmunë që ishin imunizuar.
Advertisements
Varianti britanik nuk kishte asnjë ndikim në nivelet e antitrupave neutralizues – tipi që mund të çaktivizojë virusin – të prodhuar pas vaksinimit. Por me formën e Afrikës së Jugut, pati një ulje gjashtëfish të këtyre niveleve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!