Infektohet me Covid-19 mjeku Arjan Harxhi, infeksionisti dërgohet për kurim në Turqi

Dosja.al ka mësuar se mjeku infeksionist ka rezultuar i prekur nga koronavirusi dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në shtetin turk.
TURQI– Mjeku i njohur në vend, Arjan Harxhi është infektuar me Covid-19 dhe është dërguar për kurim në Turqi.

Advertisements

Dosja.al ka mësuar se mjeku infeksionist ka rezultuar i prekur nga koronavirusi dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në shtetin turk.

Arjan Harxhi është edhe drejtues i spitalit COVID-3, ku kujdesej për të infektuarit e tjerë, por siç duket sëmundja e ka prekur edhe atë vetë.
Nga ana tjetër, bilanci i Covid-19 në Shqipëri ka shënuar rritje. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë me Covid-19 dhe janë regjistruar 725 raste të reja me Covid-19.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Flamë, por do t’ia hedh!’, Miku i Kujtim Prodanit tregon mesazhin e fundit që shkëmbeu me të
Artikulli tjetër“Bashkë me dhimbjen shpreh edhe zemërimin”/ Edi Paloka për vdekjen e Kujtim Prodanit: Shumë artistë do të ishin mes nesh nëse Kryeministri do të kishte treguar interes