Mark Laloshi, ish-drejtor rajonal i Tatimeve në Shkodër, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Advertisements
Lajmin e jep kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila shkruan se për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, është trishtim i madh ikja e tij nga kjo jetë.
“Ndarja nga jeta e qytetarit të mire, prindit të përkushtuar e profesionistit Mark Laloshi, është një lajm i trishtueshëm për të gjithë.
Advertisements
Për ne që punuam me të, që e njohëm nga afër, e vlerësuam për punën e tij, është trishtim edhe më i madh. I shpreh ngushëllimet vajzave, familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje”, shkruan Ademi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!