Xhelal Mziu është zgjedhur si drejtues i PD-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.
Advertisements
Pas zyrtarizimit, Mziu ka folur për “reporttv” ku është shprehur i sigurt se do të fitojë në Dibër.
Ndër të tjera ai pretendon se pas zyrtarizimit të tij Olta Xhaçka i ka kërkuar Ramës që të largohet si drejtuese e PS-së në Dibër.
Advertisements
“E vetmja ambicie e imja është që të maksimizojmë votat në Qarkun e Dibrës për të fituar opozita shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ndaj kësaj keqqeverisje në këto 8 vite. Asgjë tjetër nuk është peng i imi. Jemi në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo familje për të fituar më 25 prill. E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Olta Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, tha Mziu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!