Greqia rikthen masat shtrenguese, ja cfare ndodh nga nesër

GREQI

Advertisements

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat, menjëherë pas Vitit të Ri. Qeveria greke ka marrë vendimin për të rikthyer orën policore, duke filluar nga dita e nesërme e deri më 11 janar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i qeverisë, i cili njofton se do të bëhet ndalimi në dyqane, funksionimi i librarive, parukerive, shërbimeve të kujdesit dhe aktivitetet e gjuetisë apo peshkimit.

Advertisements

Ndalimi i udhëtimit rikthehet gjithashtu në orare më të rrepta, nga 21:00 në mbrëmje deri në 5:00 në mëngjes , me përjashtimin e vetëm të punonjësve të policisë dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Siç përmendi zëdhënësi Petsas, masat merren me synimin e hapjes së shkollave më 11 janar.

(BalkanWeb)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrej dy javësh i shtruar te Infektivi, COVID-19 i merr jetën zbuluesit të ‘Tulipanit Shqiptar’
Artikulli tjetërLetra prekese! Viktor Zhusti i shkruan Robert Ndrenikës: Shën Pjetri po na pret në qiell, por kemi akoma arsye për të qëndruar në këtë botë