Një emigrant nigerian është ndihmuar për të shkuar në vendlindjen e tij në mënyrë që të vajtonte nënën e vdekur nga Covid-19. Lajmin e ka të ditur La luce di Maria ku shkruan se Xhoni i cili prej vitesh punon në Itali si pastrues, pas i vdiq nënë e vetmja dëshirë që kishte ishte që të shkonte në Nigeri për ta vajtuar atë, por për shkaqe financiare kjo nuk ishte e mundur.
Advertisements
Pasi e mori vesh menaxheri i një restoranti ku Xhoni punonte vendosi që të bëjë diçka për t’i plotësuar ëndrrën e tij. Cristian De Filippis vendosi që të hap një arke kursimi për të ndihmuar të riun. Mbledhja e fondeve u bë në restorant dhe të gjithë klientët kanë kontribuar në mënyrë që Xhoni të mund të shkonte në Nigeri.
Brenda një kohe të shkurtër u mblodhën mjaftueshëm para nga komuniteti aty pranë sa për t’i blerë një biletë vajtje-ardhje Xhonit. Xhoni sa mori derkucin në dorë e çau iu shpërtheu në lotë për shkak të gjestit që komuniteti në atë zonën e Ciampino kishte bërë.
Advertisements
“Kjo derrkuc është për ty John, nga i gjithë Ciampino. Para të merituara, është një gjest që e bëmë me zemër”, tha menaxheri i restorantit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!