Gjendet i pajetë ish ministri grek (Detajet+Foto)

Ish ministri grek, Sifis Valiraqis u gjet i vde kur prej rojes bregdetare greke në afërsi të Eretrias, 40 km në veri të Athinës. Sipas rojes bregdetare greke,politikani i njohur grek,u gjet në det,vetëm pak metra larg motoskafit të tij i cili u gjet me motorët të ndezur. Ka qenë bashkëshortja e tij që njoftoi autoritetet pasi Valiraqis nuk ishte kthyer në banesë mbas një shëtitje që kishte bërë me skafin e tij në ujërat e qeta të gjirit të Eretrias.

Advertisements

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e rojes bregdetare,të cilat fillimisht gjetën skafin tip gomone, motorët e të cilit ishin ende në punë,ndërsa pak me tej u gjet trupi i pa j etë i tij. Dyshimet e para janë të rënies nga mjeti lundrues,dhe humbje të jetës si pasojë e ipo termisë, pasi në zonë temperatura ishte rreth 6 gradë celsius. Sifis Valiraqi ishte politikan tepër i njohur i së majtës Greke.

Ai kishte aktivitet të fortë politik kundër juntës ushtarake të kolonelëve. Valiraqi ishte në listën e personave të cilësuar si tepër i rrezikshëm prej diktaturës Helene. Ai u bu rgos disa herë. Valiraqis mundi të arratiset nga bur gu në Greqi, por u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar në jugosllavi në vitin 1971.

Advertisements

Po atë vit u bur gos sërish në Korfuz, nga ku mundi të ar ratiset dhe të kalojë me not në Shqipërinë komu niste,ku kërkoi azil politik.Fillimisht i akuz ua prej sigurimit si agjent grek dhe u dë nua me 3 vjet punë të detyruar në fier,por në vazhdim u lirua prej qeverisë së Enver Hoxhës falë ndërhyrjes së komunistëve maoistë të kinës,të cilët ndërmjetësuan lirimin e tij.

Vitet e Valiraqis në Shqipëri ishin të qeta,dhe me rën ien e juntës,u rikthye sërish në Greqi. Ai mbajti mar rëdhënie të ngushta me Shqipërinë dhe miqtë e tij në Shqipëri. Valiraqis njihej si mik i shqiptarëve,madje ishte mbr ojtësi i të drejtave të emi grantëve shqiptarë që jetonin në vend. Disa herë kishte kritikuar operacionet fshesa,dhe ishte një ndër inicuesit e ligjit për pajisjen e emigrantëve shqiptarë me leje qëndrimi në vend.

Nga viti 1977-2003 zgjidhej rregullisht deputet i Hanisë në Kretë. Ai shërbeu si ministër i transportit dhe ministër i rendit,ndërsa u largua përfundimisht nga politika në vitin 2003. Figura e Valiraqit ishte e diskutueshme në qarqet politike vendase dhe ato europiane, ndërsa amerikanët dyshonin se ai ishte shef i organizatës terroriste 17 Nëntori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJavë tipike dimri, ja parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërHapen hetimet pas përgjimeve të “Ndrangheta”-s, disa zyrtarë të rrezikuar