Futbollisti i Milanit me COVID-19, tifozët tërbohen me partneren e lojtarit: E infektove ti!

Mbrojtësi i MIlanit i prekur nga COVID-19 nuk luan, ndërsa tifozë reaguan në mënyrën më të keqe, duke akuzuar Zoe Cristofolin, partneren e mbrojtësit kuqezi, se e ka infektuar ajo

Advertisements

MILANO-“Përshëndetje miq … Unë rezultova pozitiv me COVID-19 dhe megjithëse ndihem mirë dhe do të jem në gjendje të vazhdoj të punoj vetëm, do të duhet të pres të kthehem në stërvitje me shokët e mi të skuadrës.” Theo Hernandez nuk do të jetë pjesë e ndeshjes Cagliari-Milan që do të luhet sot ora 20:45.

Advertisements

Një problem jo i vogël për Stefano Piolin dhe për tifozët e kuqezinjëve, disa prej të cilëve reaguan në mënyrën më të keqe, duke akuzuar Zoe Cristofolin, partneren e mbrojtësit kuqezi, se e ka infektuar ajo. Në Instagramin e bukuroshes shihen disa fyerje vulgare ndërsa modelja iu përgjigj në të njëjtën mënyrë atyre që e akuzuan, ndërsa Theo shkroi: “Le të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat … Faleminderit për të gjitha mesazhet e dashurisë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E di që do të vdes”/ Historia prekëse e emigrantit nga Bangladeshi që u infektua me Covid: Po prisja gruan që të lindte
Artikulli tjetërA do të rikthehen studentët në auditore? Ministrja Kushi: Vendos Komiteti i Ekspertëve!