Fushatë në shkolla, Qëndresa Qytetare kallzon në KQZ deputeten Elona Gjebrea, ja çfare rrezikon

Qëndresa Qytetare ka kallëzuar në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve deputeten e Partisë Socialiste Elona Gjerbrea pasi ka zhvilluar fushatë me nxënësit në ambientet e shkollës “Abdullah Keta”.

Advertisements

Ky kallëzim vjen menjëherë pasi deputetja Gjerbrea ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me nxënësit në shkollë. Ndërkohë nga ana tjetër drejtoresha e shkollës, Ardita Gjini rr ezikon të dën ohet nga 6 muaj deri në 3 vite bur g pasi ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdorimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea.

Postimi i plotë i Qëndresës Qytetare:

Advertisements

Qëndresa Qytetare ka kallzuar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e zhvilluar në shkollën ‘Abdullah Keta’ nga deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea. Ky kallzim u administrua nga KQZ dhe erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea e cila deklaron se u ka premtuar nxenesve se forca politike qe ajo perfaqeson do te permiresoje kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës “Adullah Keta” Ardita Gjini e cila ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdoimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea, ka konsumuar veprën penale të përodrimit të funksionit publik për veprimtari politike, vepër e cila dën ohet me 6 muaj deri në 3 vite b urg.

Ky është rasti i dytë brenda muajit janar i kallzuar nga Qëndresa Qytetare ku burimet shtetërore vendosen në dispozicion të fushatës elektorale. Ne i bëjmë thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator të marrë menjëherë masat e parashikuara administrative për shkelësit e ligjit kushdo qofshin ata.

Ekipi i Qëndresës Qytetare do të faktojë dhe përgatisë një dosje me të gjtiha rastet e shkeljeve ligjore duke përodrur shkollat dhe do ti drejtohet prokurorisë për të nisur hetimet për punonjësit e adminsitratës të përfshirë në ab uzime.

https://www.facebook.com/elona.gjebrea.3/posts/1044156099425970

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta citon raportin e FMN: Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen fiskale për pandeminë. COVID-19 nuk luftohet me propagandë!(Foto)
Artikulli tjetërE bujshme! “Do divorcohen sapo të dalin nga Shtëpia e Bardhë”, mikesha e Melanisë zbulon telefonatën që Trump i bëri bashkëshortes