Kënga u publikua në prill, një muaj pasi virusi hyri në Shqipëri. Teksti është i shkruar nga ai vetë, teksa e ka shoqëruar edhe me një video klip, ku mbanë doreza dhe maskë.
TIRANË– Kujtim Prodani, kantautori i njohur që ndërroi jetë ditën e sotme nga COVID-19, i dedikoi një këngë sëmundjes me titull “Ju flet Corona”!
Advertisements
Kënga u publikua në prill, një muaj pasi virusi hyri në Shqipëri. Teksti është i shkruar nga ai vetë, teksa e ka shoqëruar edhe me një video klip, ku mbanë doreza dhe maskë.
Advertisements
Teksti i këngës
Ju flet Corona..!
Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.
I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!