Foto virale: Qenushja pret të zotin e sëmurë për ditë me radhë përpara spitalit
Advertisements
Qenushja Boncuk ndoqi ambulancën që transportoi të zotin, Cemal Senturk, në spitalin në Trabzon më 14 janar. Ajo më pas shkoi përditë, sipas agjencisë së lajmeve DHA. Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se donte ta merrte Boncuk në shtëpi, por qenushja kthehej sërish në spital.
Advertisements
Një roje i sigurisë së spitalit, Muhammet Akdeniz, tha për DHA: “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda. Kur hapet dera, thjesht zgjat pak kokë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!