Një automjet shpërtheu në flakë mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Advertisements
Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.,Njoftimi:
Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!