Fatura e darkës së Nusretit!

Problemi i vertetë i videos nuk është ulja e ministrave për darkë në shoqërinë e biznesmenëve, sado e pamoralshme dhe në konflikt interesi të jetë kjo. Nuk është as fatura e shtrenjtë e restorantit ekzotik, edhe sikur të jetë paguar nga paratë e buxhetit. Problemi real është vetë vizita…

Advertisements

Nga Klodian Tomorri

E gjendur përballë zemërimit publik, që nxiti videoja ku shfaqeshin ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë duke darkuar nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane në një restorant luksoz në Dubai, qeveria nxitoi të justifikohej menjëherë. Me drejtorin e propagandës të kapur gafil duke kafshuar biftekun e arte te Nusretit, Edi Rama u detyrua vetë të lëshojë një deklaratë qesharake në Tiranë, ku shfajësohej se kjo ishte një vizitë punë, se ministrat dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kishin shkuar në Dubai për hall dhe jo për qejf dhe se paratë e darkës së shtrenjtë nuk i pagoi buxheti, por mikpritësi i delagacionit shqiptar, grupi Emaar.

Advertisements

Madje respekti i madh për Shqipërinë dhe vete Ramen personalisht, e kishte detyruar sheikun xhymert që të cënonte edhe besimin e tij fetar duke paguar edhe verën e shtrenjtë haram për zyrtarët e lartë nga Shqipëria. Por përtej shfajësimeve qesharake, deklarata e qeverisë ka një të vërtetë. Problemi i vertetë i videos nuk është ulja e ministrave për darkë në shoqërinë e biznesmenëve, sado e pamoralshme dhe në konflikt interesi të jetë kjo. Nuk është as fatura e shtrenjtë e restorantit ekzotik, edhe sikur të jetë paguar nga paratë e buxhetit. Problemi real është vetë vizita. Ose më saktë qëllimi i saj.

Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethenë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Opozita tuhafe brenda Parlamentit as nuk e kuptoi fare se ccfarë u votua. Opozita reale jashtë parlamentit po ashtu.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik me EBA është një akt i paprecedentë juridik. Një ligj i tillë është tentuar disa herë në të shkuarën edhe nga kompani të vendeve të tjera, por në asnjë rast institucionet shqiptare nuk kishin lëshuar pe edhe përballë projekteve madhore. Deri një muaj më parë. Tashmë ligji kaloi dhe nga pas do të vijë fatura e kripur për vendin.

.Qëllimi kryesor i këtij ligji dhe vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai është një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar. Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallravë do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një projekt aventurier, përmes të cilit arabët do të aneksojnë 100 hektarë tokë në bregdet për të ngritur bizneset e tyre, ndërsa qytetarët shqiptarë do të humbasin Portin më të madh të vendit, i cili d të kërkojë qindra milionë euro të tjera për t’u ndërtuar sërish, nëse do të ndërtohet dhe nuk do të lihet rrugëve sicc e ka zakon qeveria me veprat publike. Madje për të vënë në jetë këtë projekt, qeveri ka hequr dorë edhe nga 60 milionë euro grante dhe kredi të buta nga Bashkimi Europian, për të cilat ka dy marrëveshje të nënshkruara nga Damian Gjiknuri.

Kjo është arsyeja që e detyroi gjysmën e qeverisë të zbarkojë në Dubai. Për fatin e keq të Belinda Ballukut, pikërisht ditën kur gjysma e Shqipërisë është nën pushtetin e ujit dhe banesat e mijëra familjeve gjenden të përmbytura. Por punët në qeveri kanë prioritete. Në fillim pazari 2 miliardë dollarë, që do të zhvillojë Shqipërinë duke asgjësuar Portin e Durrësit dhe aneksuar 100 hektarë tokë në zonën më të lakmuar të bregdetit. Më pas, Ministria e Infrastrukturës do të vihet menjehërë në krye të punëve për të ndihmuar familjet e përmbytura, që rrezikojnë jetën nga vërshimi i ujit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti i keq “pushton” Shqipërinë/ Shi, ngricë dhe probleme me energjinë…
Artikulli tjetërEvropë, jepet alarmi/ Borë dhe ngrica, në Greqi “bëhet plazh”