‘E solla mamanë për veshkat dhe ma shtruan tek Infektivi’/ Qytetari pret përgjigje: Nuk i bënë as tampon

Siç e pohon edhe vetë qytetari, ka rreth dy orë që pret në ambientet e jashtme dhe nuk ka asnjë njoftim nga stafi spitalor, ndërsa pohon se e ka të pamundur të kontaktojë me vetë mamanë pasi ajo është duke kryer dializën.

Advertisements

TIRANË– Një qytetar ka denoncuar rastin e nënës së tij e cila është shtruar te Infektivi. Për Faxnews ai bën me dije se pasi solli të ëmën për t’u kuruar nga veshkat në spital e njoftuan që ajo kishte Covid, ndërkohë që janë ende në pritje të tamponit.

Siç e pohon edhe vetë qytetari, ka rreth dy orë që pret në ambientet e jashtme dhe nuk ka asnjë njoftim nga stafi spitalor, ndërsa pohon se e ka të pamundur të kontaktojë me vetë mamanë pasi ajo është duke kryer dializën.

Advertisements

‘Gjendja është jo e mirë, është shtruar këtu nga veshkat dhe atje thonë që ka dhe Covid por akoma nuk ka dal rezultati. Nuk i kanë bërë akoma tampon në fakt, por i bënë analizat e tjera për veshkat. Erdhi me kriza të mëdha dhe po i bëjnë dializë. U shtrua në repartin e dializës, pasi këtu kurohen të gjithë pavarësisht se është dhe reparti i Covidit. Po rrimë këtu për të marrrë informacion dhe kemi dy orë që presim dhe nuk kemi asnjë komunikim. Ne do vazhdojmë të rrim këtu të marrim vesh nëse ka Covid ose jo, se dializa do ta bëjë ndërsa Covidi është problem.’

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituatë e rënduar shtohen raste e reja me coronavirus në Kosovë
Artikulli tjetërSKANDAL , Publikohet kontarata e “perputhen”!