Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj është përzgjedhur në një post të rëndësishëm në Radio Televizionin Shqiptar, ”anëtar i këshillit drejtues të RTSH”. Vendimi është marrë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mban firmën e kryeparlamentarit Ruçi.
Advertisements
“Besnik Mustafaj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me mandat 5-vjeçar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dokumentin e publikuar në media.
Prej disa kohësh Mustafajn nuk e kemi parë që të jetë aktiv në ekran, dhe duket se ky post i ri që i është besuar nga mazhoranca socialiste, dhe me miratimin e Kuvendit, e ka bërë që të marrë një angazhim të ri.
Advertisements
Më herët politikani më pranë të djathtës ka qenë ambasador i Shqipërisë në Francë, dhe disa herë pjesë e Kuvendit si deputet, ndërsa ka refuzuar dhe postin e Minsitrit të Kulturës, gjatë qeverisjes së socialistëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!