E dhimbshme! U përplas nga makina të shtunën e kaluar, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Është ndarë nga jeta Pashuk Velli, 74-vjeçari shqiptar, prej vitesh rezident në Formigine, Emilia Romagna, i cili u g odit nga një makinë të shtunën e kaluar, teksa lëvizte me biçikletë. Velli u rrëzua keqazi nga biçikleta në asfalt pasi u god it nga një makinë që drejtohej nga një 90-vjeçar.

Advertisements

Ai u transportua në gjendje shumë të rëndë në spital, ku u shtrua në reanimacion, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte. I lindur më 1947, Velli jetonte në Formigine, në provincën e Modenës, me gruan Dila, djalin Aleks e të shoqen e tij, dhe mbesën Chiara.

Sipas banorëve të zonës, ishte një person i sjellshëm dhe gjithmonë i gjindshëm. Trupi i të ndjerit do të kthehet në Shqipëri për të pushuar në vendin e tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDhu noi 15-vjeçarin me preteksin se thyeu karantinën, dërgohet në gjyq njëri prej policëve
Artikulli tjetërTEA PJESE E LGBTI? JA SI DUKEJ TEA E PERPUTHEN PARA SE TE BEHEJ E FAMSHME!