Në zonën e Palermos në Itali, një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën që të realizonte sfidën për “Tik Tok”.
Advertisements
Sfida konsistonte në rezistencën e personit, ndërsa prindërit e vajzës shprehen se 10-vjeçarja ishte bërë pjesë e kësaj manie në rrjetet sociale.
Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe kqyrjen e rezistencës, pas këtij veprimi të rrezikshëm. Vajza kishte nisur dhe ishte në hapa të parë, ndërsa për një moment është asfiksuar dhe prindërit e kanë dërguar menjëherë në spitalin Di Cristina në Palermo.
Advertisements
Mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar vogëlushen, por për shkak të asfeksisë së zgjatur, vajza ka ndërruar jetë në orën 10:30.
Duhet të përmendim që ky nuk është rasti i parë, pasi vlen të kujtojmë që dhe vjet në Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vajzë 15 vjeçare, humbi jetën dukë provuar sfidën e përdorimit të drogave më të forta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!