‘Duan ti bëjnë nënën këtij vendi’, Rama nxhehet keq pasi pyetet për lidhjen me Ndraghetën

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës dhe mediave në vend, që sipas tij duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, pasi nuk kanë lexuar qartë dosjen e prokurorisë italiane.

Advertisements

Sipas Ramës aty thuhet qartë se pavarësisht tentativave që Ndragheta ka bërë për të investuar para në Shqipëri, nuk ia ka dalë, dhe se vetë ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Rama flet për përgjimet e prokurorisë italiane:

Advertisements

Në fakt do të të zhgënjej pasi nuk do të them që për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur plotësisht grupi hetimore italian, dhe po ua lexoj juve që keni për detyrë të informoni publikun dhe jo të ushqeni tymnajën me llafe dhe muhabete e dëngla njerëzish.

Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për t’ia bërë nënen këtij vendi e kanë prioritet.

Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë asgjë. Është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merrni të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun, për t’i bërë shqiptarët për të vjellë.

Kjo për mua është një provë spekatakolare e katandisë së opoziteës dhe të medias. Nuk e imagjinoj dot një vend normal, ku një njëri ka në dorë një mikrofon, të marrë kohë nga kmoha e njerëzve per tju hedhur nbë fytyrë këtë lloj gjelle budallëku dhe poshtërsie.

Cfarë t’ju them? Që nuk kam takuar asnjehrë njerëz të tillë? Është e kotë. Çfarë të them? Është një turp ta mbajë ata që e kanë. Bëhet për të krijuar avantazhe, politike, influence nga ata që i kanë bërë nënn këtij vendi. Çfarë të them. S’kam çfarë them.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Boll më, kupa është mbushur’, Basha sulmon Ramën për Ndraghetën dhe i nxjerr videon
Artikulli tjetër“Duhet të bëhej brenda janarit”, Spartak Ngjela zbulon çfarë po e mban peng progresin e drejtësisë në Shqipëri