Dokumenti/ Nënshkruhet marrëveshja me Pfizer, vendi pritet të marrë 500 mijë dozat e para të vaksinës

Është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer, për 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Advertisements

Lajmi është bërë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe foton e dokumentit të marrëveshjes së arritur, por nuk bëhet me dije se kur pritet të mbërrijnë dozat.

Finalizimi i marrëveshjes me kompaninë Pfizer, vjen pas miratimit të marrëveshjes në Kuvend një ditë më parë, ku po ashtu iu dha autorizimi Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCila eshte arsyeja e vertet e largimit te Fatjonit ? Sh erri me Erisin apo denimi per pr*stitucion!
Artikulli tjetërPlot 243 ditë i sëmurë/Momenti prekës kur piloti i prekur nga Covid del i shëruar nga spitali