Një burrë që ishte zhdukur në Australi për 18 ditë është gjetur dhe mbijetoi vetëm duke ngrënë kërpudha dhe ujë.
Advertisements
Përpjekjet e kërkimit nisën pasi Robert Weber, 58 vjeç, u zhduk në shtetin Queensland dhe u ndërprenë këtë javë, shkruan BBC.
Policia tha se ai ishte gjetur afër një dige ditën e sotme, nga një burrë, një politikan lokal australian.
Advertisements
Weber ishte parë për herë të fundit duke lënë një hotel në qytetin e Kilkivan me qenin e tij në 6 Janar. Telashet e para dolën për të kur makina e tij ngeci në një rrugë me dhe, afër një ferme.
Policia tha se Weber kaloi tre ditë në makinë para se të mbaronte uji dhe të nisej në këmbë. Ai humbi, por qëndroi pranë një dige ku mbijetoi duke “fjetur në tokë, duke pirë ujë nga diga dhe duke ngrënë kërpudha”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!