Bëri namin ne rrjet: Tatuazhi gjigant i Keisit paska qenë një “prank” për dikë të rëndësishëm!

Ditën e djeshme, partnerja e reperit Stresi, Keisi, mori vëmendjen e të gjithëve me foton e fundit të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Advertisements

Keisi u shfaq me një tatuazh gjigant në krah, duke na lënë të gjithëve me gojë hapur.

Surprizë!”- shkruan Keisi krahas fotos që u pëlqye nga një pjesë e fansave dhe mori kritika nga pjesa tjetër.

Advertisements

Megjithatë qetësohuni! Tatuazhi i saj nuk ka qenë i vërtetë, por një ngjitës si ata që vendosnim dikur nëpër trup kur ishim më të vegjël.

Këtë e ka treguar vetë partnerja e reperit në një sqarim në InstaStory për tatuazhin që bëri aq shumë bujë.

Keisi tregon se në fakt, ky tatuazh ishte një prank për dikë të rëndësishëm (mendja s’na shkon askund tjetër veç Stresit) dhe pohoi gjithashtu se reagimi i këtij personi kishte qenë perfekt!

“Pasi kam qenë gjithmonë shumë kureshtare nëse do më pëlqente një tatuazh i tillë… Jo, tatuazhi nuk është i vërtetë! Nuk është as mëngë, por është si ato tatuazhet që gjenim tek patatinat kur ishim të vegjël, në versionin shumë të madh. Do jua sugjeroja nëse e keni dëshirën, por jeni të pavendosur.

Si përfundim, ideja më pëlqeu shumë por nëse do të ishte diçka momentale, jo për të gjithë jetën. Kështu, normalisht vendosa që kjo nuk ishte diçka për mua.

Çdo tatuazh që kam bërë deri më sot e dua akoma dhe s’kam pendesë për asnjë. Ndaj për një hap kaq të madh mu desh ta bëja si provë, ta shihja veten me të, plus i bëra dhe prank dikujt të rëndësishëm dhe reagimi i tij ishte shumë perfekt.”- shkruan Keisi.

Shpresojmë që këtë moment ta ketë filmuar dhe reagimin e këtij personi të rëndësishëm (a.k.a Stresi), ta shohim edhe ne!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Duhet të bëhej brenda janarit”, Spartak Ngjela zbulon çfarë po e mban peng progresin e drejtësisë në Shqipëri
Artikulli tjetër‘Meshkujt shqiptarë janë fodulla, injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës’/ Einxhel Shkira nuk përmbahet(Foto)