Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Paloka teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij ka treguar dhe zemërim, duke thënë se nëse Kryeministri do të kishte treguar interes për artistët që ishin të infektuar me Covid-19, ata do të ishin ende mes nesh.
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kantautorin e njohur Kujtim Prodani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme për shkak se nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19.
Advertisements
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Paloka teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij ka treguar dhe zemërim, duke thënë se nëse Kryeministri do të kishte treguar interes për artistët që ishin të infektuar me Covid-19, ata do të ishin ende mes nesh.
“U prehsh ne paqe Kujtim ! Nuk mundem qe bashke me dhimbjen te mos shpreh dhe zemerimin. Jo vetem per Kujtimin qe e kam njohur qe ne rini te hershme , (pavarsisht se si e solli jeta ) po dhe per mjaft figura e personalitete te kultures e artit, qe u larguan kete vit nga jeta per shkak te Covid-it. Sa nga keta personazhe te dashur, do ti kishim ende mes nesh sikur “artisti” yne kryeminister , te kishte treguar interes per jeten e tyre po aq sa per gishtin e Ines apo syrin e policit qe i dergoi vete me charter e me temena ne Turqi ?Sot u nda nga jeta kantautori i njohur Kujtim Prodani, pas një beteje të vështirë me virusin Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!