Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra ditën e sotme nga Korça për oligarkët, ku ndër të tjera tha se me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Advertisements
Nëpërmjet statusi në llogarinë e tij në Tëitter Basha deklaron se shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, kurse Edi Rama humb.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.
Advertisements
Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 30, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!