Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare një nga ikonat e Cirkut Kombëtar shqiptar, Bajram Dauti.
Advertisements
Ishte pikërisht Dauti, që së bashku me artistë të tjerë historikë si Telat Agolli, Xhuzepina Prendi, Bardhyl Jareci dhe Abdyl Karakashi, krijuan institucionin në 1952, në tendën pranë Bulevardit Zogu i Parë, ku ende ndodhet Cirku.
Deri pak vite më parë, në moshën 85-vjeçare, ai vijonte të stërviste gjeneratat e reja të akrobatëve, që përballeshin gjithmonë më shumë me krizën e atij institucioni gjatë transicionit.
Advertisements
Nga duart e tij kanë dalë me dhjetëra artistë, përfshirë vetë dy fëmijët e tij, Kozeta dhe Shpendi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!