Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbetur përfundimisht jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Advertisements
Gjykata Supreme ka dhënë vendimin e saj gjatë së premtes bazuar në ankesën e kësaj partie mbi vendimin e PZAP-së, në të cilin thuhet se Kurti bashkë me Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin nuk mund të certifikohen për t’i hyrë garës zgjedhore pasi ndaj tyre dënimi i formës së prerë ende nuk i ka kaluar tre vjet.
Supremja urdhëron KQZ-në për kthimin e Liburn Aliut dhe Labinotë Demi Murtezit në listën e kandidatëve nën arsyetimin se PZAP-ja ka bërë vlerësim të gabuar të dënimit trevjeçar.
Advertisements
Kandidatët e certifikuar janë të dënuar me aktgjykime të formës së prerë, para afatit 3 vjeçar, llogaritur nga momenti kur vendimi penal është bërë i formës së prerë e deri në ditën e zgjedhjeve. Kështu Liburn Aliu është i dënuar sipas aktgjykimit nga data 30 janar 2018, që nënkupton se 3 vite konsumohen me datën 30 janar 2021, pra para datës së zgjedhjeve, ndërsa Labinotë Demi Murtezi, është e dënuar sipas aktgjykimit nga data 31 janar 2018, që nënkupton se 3 vite konsumohen me datën 31 janar 2021, pra para datës së zgjedhjeve.
Vendimi i Gjykatës Supreme
Tre vjet nga dënimi i formës së prerë Kurti e Haxhiu pritet t’i mbush me 13 shtator.
Ky dënimi ishte dhënë me 13 shtator të vitit 2018, pasi në janar të po atij viti deputetët Kurti, Haxhiu, Topalli e Kadaj- Bujupi ishin dënuar me kushte për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse Supremja nuk kthen kandidatët në listë, atëherë do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullim të vendimit të Supremes.
Por, në një reagim në facebook, anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci ka shkruar se “Qeveria Kurti 2 është i pashmangshëm dhe se kjo do të jetë përgjigja më e mirë për institucionet e kapura”.
Supremja ka vendosur edhe për ankesën e AAK-së, ku nga katër emra ka kthyer vetëm Shemsedin Dreshajn, ndërsa ankesa e Nismës për 12 kandidatë është refuzuar plotësisht e pabazuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!