Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Thumanë në afërsi të Gjormit.
Advertisements
Një makinë tip BMW me targa AB863BK e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Thumanës ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Mbrojtëset kanë depërtuar brenda në makinë e për pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë 24-vjeçari D. Gjergji.
Advertisements
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Kurbinit dhe autoambulanca,por është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.
I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!