Zbulohet shteti që i dha vaksinat kundër COVID-19 Shqipërisë

Austria është vendi që i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e djeshme se sot do të nisë vaksinimi, ndërsa sot u shpreh në një konferencë me gazetarët se dozat nuk kishin ardhur nga kontrata me “Pfizer”, por nga një vend mik i BE-së, që theksoi se nuk do ta zbulonte duke e mbajtur top sekret.

Por “ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, kryeministri, i cili do të vaksinohet sot në orën 15:00 para medieve kritikoi ashpër BE, duke thënë se e mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin./ db/Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDjemtë e “Përputhen” pre e shakave në rrjete sociale, ja si do dukeshin po të ishin vajza
Artikulli tjetërE çuditshme nga Britania e Madhe/ U kap për grabitjen e 200 shtëpive me vlerë 10 milionë stërlina, hajdutit të famshëm nga Vlora i sekuestrohet vetëm 1 paund