A duhet të bëjë Basha aleancë me Topallin e Patozin? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur(E PLOTË)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se PD dhe aletatët e saj duhet të arrijnë ujdinë, që të rrëzojnë ujdinë.

Advertisements

Berisha në një intervistë për “abc neës” tha se PD-ja duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura për largimin e Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarja nëse duhet të ketë një aleancë me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozi, ai tha se “PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura, pa përjashtim ata që janë të vendosura të largojnë nga pushteti Edi Ramën”.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

A i duhen realisht PD-së aleancat, a mund të mos e fitojë pushtetin pa të vegjlit?

Siç kanë dëshmuar, po bëhen jo një po disa ‘polle’, aleanca opozitare është fituese me 7-11 pikë, ndaj PS-së. Kjo aleancë, i duhet sot cdo demokrati, cdo anëtari të partive opozitare, cdo qytetari. Unë mendoj se largimi me urgjencë i Edi Ramës, i cili vetëm këto tre muajt e fundit ka konsumuar një vepër të tradhtisë së lartë ndërkombëtare për detin me Greqinë.

Kur i duhet cdo votë opozitës, pse nuk po bashkohet me Topallin dhe Patozin?

PD-ja në dijeni time është e hapur ndaj të gjitha forcave politike të cilat kanë për objektiv madhor largimin e nar koshtetit nga pushteti, por sic i dëgjoni edhe ju, problemi i tyre është, ata i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar. Në këto rrethana, me këtë qëndrim përjashtojnë aleancat.

A do të ishte mirë të kishte një ftesë nga PD për Topallin dhe Patozin?

PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura.

Edhe Topallin dhe Patozin?

Pa përjashtim ata që janë të vendosura të largojnë nga pushteti Edi Ramën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRakacolli “shkel me dy këmbë” rregullat që vendosi vetë, shfaqet pranë socialistëve në mbledhjen e shtabit elektoral. Dalin fotot që u zhdukën brenda sekondave
Artikulli tjetërGreta Koçi zbulon sekretin pas kilogramëve të humbura