A do të rikthehen studentët në auditore? Ministrja Kushi: Vendos Komiteti i Ekspertëve!

Evis Kushi: Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.

Advertisements

Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë,

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
(#ASCAL) është duke përgatitur një #sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

Advertisements

Teksa u shpreha para rektorëve se #MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë.
vijon…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFutbollisti i Milanit me COVID-19, tifozët tërbohen me partneren e lojtarit: E infektove ti!
Artikulli tjetërAksidentohet makina me targa të Shqipërisë në Gjakovë, dy të vd ekur dhe dy të plagosur. Detajet e para për ngjarjen e rëndë