A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet? Basha habit me pergjigjen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur se në 26 prill ai do të jetë kryeministër i shqiptarëve.

Advertisements

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në qoftë se shqiptarët i japin mandatin e tretë Edi Ramës, Basha u shpreh se: “Më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, një plebishit popullor për të larguar të keqen. 85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, 70% mendojnë se ekonomia është në gjendje shumë të keqe, 52 % mendojnë se Shqipëria ka shpresë me Lulzim Bashën kryeministër”.

Pyetje: Në 26 prill e shihni veten kryeministër?

Advertisements

Basha: Nuk ka fije dyshimi që për të korrigjuar këto dështime, për të vendosur vendin në shinat e normalitetit, për të realizuar programin tonë që do të ndihmojë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha me votën e tyre do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve.

Pyetje: Do ta linit drejtimin e PD nëse nuk fitoni?

Basha: Është gabimi më i madh që ta shohim këtë si një lojë me porta të vogla. Hallet e shqiptarëve janë papunësia etj. Padiskutim që shqiptarët në 25 pill shqiptarët do zgjedhin ndryshimin dhe opozita e bashkuar do të fitojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdryshim drastik në pamje, Kida bëhet gati për suprizën e rradhës, na habiti(Foto)
Artikulli tjetërReshjet e shiut ‘mbërthejnë’ jugun e vendit, shënohen rëshqitje dheu në dy akse kryesore