Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Apolonia mbetet e parafundit me pesë pikë
TIRANË-Tirana gjen fitoren e dytë në kampionat. Bardheblutë fitojnë ndaj Apolonisë me shifrat 3-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, ofensiva bardheblu u shfaq më konkrete. Në minutën e 49-të Ismajlgeci zhbllokoi shifrat duke shfrytëzuar një goditje të devijuar nga Muçi.
Advertisements
Sakaq, për të gjetur golin e qetësisë mendoi Batha pas një asisti perfekt të Muçit. Në fund, talenti i bardhebluve mendoi për të shënuar edhe vetë teksa shënoi të tretin duke shfrytëzuar edhe një dalje të pamenduar të portierit Harizaj. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Apolonia mbetet e parafundit me pesë pikë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!