“Vetëm festa brenda familjes!” Kryeministri grek apel qytetarëve: Që të mos kemi një valë të tretë duhet…

“Shifrat janë në rënie dhe presioni mbi spitalet tona ka filluar të ulet ndjeshëm, por ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos gjatë pushimeve”, kjo ishte thirrja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për qytetarët e tij.

Advertisements

“Vetëm bashkime familjare shumë të ngushta”, tha kryeministri lejohen, ndërsa shtoi se: “Unë dua të apeloj, veçanërisht për të shmangur mbledhjet në shtëpi”.

“Për të mos përjetuar një ringjallje të pandemisë, një valë të tretë që do të testojë përsëri Sistemin Kombëtar të Shëndetit.

Advertisements

Është detyra jonë është të përgatitemi në rast të një vale të tretë. Por është gjithashtu detyra jonë të bëjmë atë që duhet të bëjmë, sidomos tani gjatë pushimeve, në mënyrë që ai të mos vijë dhe të jemi i kujdesshëm”, shtoi ai.

Duke iu referuar vaksinës, Kyriakos Mitsotakis përgëzoi profesionistët shëndetësorë që u dhanë një shembull të mirë të tjerëve, ndërsa përsëriti se blerja e vaksinave bëhet në mënyrë qendrore nga Bashkimi Evropian dhe shpërndahet në proporcion me popullsinë e secilit anëtar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Veprimi i fundit i Majk i bëri fansat të besojnë se reperi është rikthyer me Majlinda Zekën
Artikulli tjetërMutacion i dytë i Covid në Angli/ Ministri i Shëndetësisë urdhëron mbyllje totale të popullsisë