Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, “dënohet” edhe Albin Kurti, ja pse nuk mund te kandidoje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dje Qeverinë, me shumicë deputetësh nga radhët e LDK-së, duke bërë që vendi të shpallë zgjedhjet e reja jo më larg se 40 ditë nga dalja e vendimit të Kushtetueses.

Advertisements

Vetëvendosje, e cila ishte dhe partia që e çoi qeverinë e re në Kushtetuese, e ka mirëpritur vendimin e saj, por aty ka dhe një “hile” për kreun e saj, Albin Kurti. Gjykata i ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të VV sepse janë të dën uar me kusht.

Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerë nga Vetëvendosja nuk do të mund të kandidojnë sepse janë dën uar me kusht për hedhjen e gazit në Parlament. Por, kjo “hile” e ka një zgjidhje sipas juristëve në Kosovë.

Advertisements

Ata janë shprehur se Albin Kurti mund të mos kandidojë për deputet, por mund të nominohet nga partia e tij si i vetmi emër për Kryeministër, pa u futur në listat zgjedhore.

Kujtojmë se, muaj më parë LDK e Isa Mustafës rrëzoi Qeverinë Kurti nga pushteti, duke prishur koalicionin që kishin bashkë. Për këtë, vendimtare ishte vota e deputetit Etem Arifi, e cila u shpall e pavlefshme dje nga Gjykata Kushtetuese sepse deputeti është dën uar me bu rg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak”Ose merru me mjekësi ose merru me biznes”, plas sherri mes mjekut edhe zv.ministrit(Video)
Artikulli tjetërLaert Vasili “tap topi” harron se në cilën studio është, nuk i ‘ndahet shpirti’ nga Artur Zheji, ngatërron emrin e moderatorit