Varianti i ri i koronavirusit, dorëzohet ISHP: Nuk kemi laborator për ta identifikuar

Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe identifikuar variantin e ri të COVID-19.

Advertisements

Të gjendur në këto kushte si do të veprohet? Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) thotë se mostrat do të dërgohen në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë virus të ri. Mostrat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore, mbi bazën e disa indiceve, si persona kontakti me njerëz që kanë qenë në Lodër, pasi nuk ka ndryshim në simptoma.

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indice. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite”, – tha Ulqinaku në Report TV.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZv.Ministrja Rakacolli tregon kur vjen vaksina antiCovid në Shqipëri(E PLOTË)
Artikulli tjetërParashikimi i horoskopit, çfarë e pret këtë shenjë ditën e Vitit të Ri