Varianti i ri Covid-19/ Mjeku Sulçebe zbulon detaje, tregon sa i rrezikshëm është mutacioni i shfaqur në Angli

Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha në studion e emisionit “Opinion” se sipas të dhënave të deritanishme mutacioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britaninë e Madhe është të paktën 2 herë më infektues se variantet e mëparshme. Megjithatë ai u shpreh se nga të dhënat e deritanishme ky variant nuk rrezikon të jetë më shumë vde kjeprurës.

Advertisements

Pjesë nga biseda: Sulçebe: Ngjitet 2 herë më shpejt se sa varianti aktual i koronavirusit. Dhe kjo është vënë re në strukturën qelizore. Po bëhen studimet më të thella për të parë nivelin e këtij mutacioni, se sa i rrez ikshëm është.

Fevziu: Pse shtetet evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë mbyllën kufijtë me Britaninë?

Advertisements

Sulçebe: Vetë kryeministri britanik komunikoi se kemi të bëjmë me një variacion të virusit i cili është i transmetueshëm pothuajse 2 herë më shpejt. Por thuhet që nuk është më tepër vde kjeprurës.

Fevziu: A e pengon vaksina këtë mutacion të ri, ose a është vak sina efikase kundrejt këtij virusi?

Sulçebe: Duhet të themi që është një proces i gjatë. Që të shohim efektin e vaksinës duhet të presim 6-7 muaj. Deri tani kështu thuhet, por duhen të priten studimet e mëtejshme. Atë do e tregojnë në laborator me personat të cilët janë infektuar. Është shumë herët të flasim për këtë gjë. Por nëse flasim në përgjithësi nga pikëpamja imuniatare duhet që vak sina ta luf tojë dhe këtë mutacion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVranësira dhe reshje shiu, mësoni si do jetë dita sot
Artikulli tjetër”Ose merru me mjekësi ose merru me biznes”, plas sherri mes mjekut edhe zv.ministrit(Video)