U gjobit me 50 milion lekë se mori pjesë në protestën e Rashës, flet djali i Ilir Vrenozit

Një 21 vjeçar nga Korça ka mësuar ditët e fundit se është dën uar nga autoritete ligj zbatuese me shumën administrative 50 milion lekë të vjetra, sepse akuzohet që të ketë organizuar protestën në këtë qytet për vr a sjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë “Ditën e Rinisë”.

Advertisements

Lidhur me këtë ngjarje që ka qarkulluar në media ditët e fundit, në një intervistë për “Faxnews” Endri Vrensoi, i cili është djali i Ilir Vrenozit, ky i fundit është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale me videot e tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ka theksuar se vendimi ndaj tij është marrë politikisht dhe se protesta u organizua nga rrjetet sociale, ku morë pjesë të gjithë me dhe pa ngjyrime politke.

I riu theksoi se nuk kishin për qëllim të ushtronin dh unë ndaj policisë dhe institucioneve publike, por jeta e një të njeriu nuk mund të vlejë sa një pemë që u dogj. Lidhur me vendimin absurd të marrë nga autoritete policore për një gjobë me një shumë marramendëse, Vrenosi theksoi se di ta apeloj gjobën tek institucionet përkatëse dhe se do të kërkojë drejtësi deri në fund.

Advertisements

“Pas vr a sjes në Klodian Rashës më 8 Dhjetori, ne si qytetarë shprehëm indinjatën tonë kundrejt këtij akti të padrejtë, thirrja për protestë është përhapur nga rrjete sociale në të gjitha qytetet ku janë bërë pjesë të vjet e të rinj, me dhe pa ngjyrime politike, dolëm të protestonim në një mënyrë paqësore dhe nuk kemi pasur si qëllim të ushtrojmë dh unë ndaj punonjësve të policisë apo objekteve publike, edhe pse agaravoi pak dua t’iu themi se një bredh mund të jetë e vlefshme sa jeta e një njeriu që i është marrë padrejtësisht nga një efektiv i Shqiponjave.

Më pas më kanë thirrur në komisariatin e qytetit të Korçës për të dhënë deklaratën, ne ishim 3 vetë të cilët u akuzuam për organizimin e kësaj proteste, duke u mbështetur edhe nga postimet që ne kishim bërë nëpër rrjetet e ndryshme sociale nga statuset që ne kishim shpërndarë.

Në bazë të kësaj ne u dënuam me një masë administrative të pa mendueshme me vlerën 50 milion lekë të vjetra për organizim proteste. Ne jemi goditur nga ana politike, për bindjet tona. Ne dje u njohëm me gjobën e cila ngeli akoma në fuqi nga komisioni, natyrisht që do ta apelojmë këtë gjobë në institucione përkatëse dhe do kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, sepse nuk mund të gjobitet një njeri se proteston”- u shpreh Endri Vrenozi

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA po shkon Kosova në drejtim të një shteti të dështuar? Eurodeputetja gjermane tregon gabimin në muajin mars
Artikulli tjetërMjeku i njohur shqiptar flet për vizitën e Ramës në SHBA: Kjo është mundësia e vetme për Shqipërinë që të sigurojë vaksinën