Theu rekordin e “Perlës së Zezë”, Messi: Nuk e mendoja kurrë, ja kujt ia dedikon

Në sfidën përballë Valladolit, përveç fitores së thellë 3-0 dhe tre pikëve që Barcelona mori, kapiteni i skuadrës Lionel Messi thehu një tjetër rekord duke lënë pas legjendën e Brazilit Pele.

Advertisements

Numri 10 me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme arrit të kalojë Pele, duke shënuar 644 gola me Barcelonën, rekord ky që mbahej deri dje nga “perla e zezë” me 643 gola të shënuar për ekipin brazilian të Santos. Me këtë rekord Messi renditet i pari futbollist në botë që ka shënuar më shumë gola, 644 të tillë për një ekip deri më tani i ndjekur nga Pele me 633 gola për Santos , vendi i tretë i takon Gerd Muller me 570 gola të shënuar me fanellën e Bayern Munih. Peyroteo 569 me Sporting Lisbon dhe Bican me 542 gola të shënuar për Slavia Prague

Vetë Messi, pas thyerjes së rekordit ka bërë një postim në rrjetet sociale: “Kur nisa të luaj futboll kurrë nuk mendova se do të thyeja ndonjë rekord, veçanërisht jo atë që arrita dhe që e mbante Pele.

Advertisements

Mundem vetëm të falënderoj këdo që më ka ndihmuar gjatë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, familjen, miqtë e mi dhe këdo që më mbështet çdo ditë”. Messi i është bashkuar Barcelonës që në moshën 13-vjeçare dhe ka debutuar në vitin 2004 me katalanasit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Love story”, aty ku në emër të fitimit të Alketa Vjesiut dhe Vera Grabockës kurbanizohen 18 vajza
Artikulli tjetërMeta humb mikun e ngushtë, i dedikon fjalë prekëse(Foto)