“S’më vjen mirë kur thonë “Rama ik”, por..”/ Greg Rama flet për sportin dhe më shumë: Xhaja ka zgjedhur ideologjinë, kurse baba është jashtë loje

Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó në Top Albania Radio me gazetarët Denis Dyrnjaja, SiDorela Gjoni dhe Glent Nallbani, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Advertisements

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

Advertisements

I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.

“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Drejtor, s’të them dot lamtumirë’, Klodiana Lala përlotet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut
Artikulli tjetërRefuzon për takim Grida Dumën dhe Monika Kryemadhin! Halit Valteri zgjedh për ‘date’ Spiropalin, deputeti: Është simpatike