Reshje shiu të dobëta, në mesditë do ketë kthjellime e vranësira, ja sa do shkojne temperaturat

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar. Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e sotme, me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimesh.

Advertisements

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve do ketë reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore -1°C deri në 4°C

-zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

-zonat bregdetare 9°C deri në 18°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAndi “frikësohet” nga Melisa, një metër në takim për të ruajtur distancën…
Artikulli tjetërHabit farmacistja: Burrat shqiptarë ulin kokën kur blejnë pr*zervativë