Përfundoi shorti i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, i mbajtur sot në Nion të Zvicrës. Goglat prenotuan sfida mjaft interesante për fazën e parë “knock-out” të këtij aktiviteti. Dy lojtarët e Shqipërisë Tomas Strakosha Berat Gjimshiti do të luajnë sfidën e jetës.
marketiii
Advertisements
Gardiani i Lacios do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Bajern Mynihut, kurse qendërmbrojtësi i Atalantës duhet të luajë ndaj ekipit më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve Real Madrid. Barcelona ka një duel titanësh me PSG-në, e cila do të jetë një përplasje individuale mes Lionel Mesit dhe Nejmarit.
Shorti ka qenë me fat për Juventusin. Kampionët e Italisë përballen me Porton. Liverpuli i Klopit do të ketë një sfidë shumë interesante me Lajpcigun, i cili vjet arriti në fazën gjysmëfinale të garës.
Advertisements
Atletiko Madrid-Çelsi është një tjetër duel i ethshëm. Ndërkohë, Mançester Siti i Pep Guardiolës luan kundër Borusia Mynshenglabahut.
Sipa programit, ndeshjet e para do të luhen në fushën e skuadrës të zgjedhur e para nga goglat. Champions League rikthehet në muajin shkurt, ku faza e 1/8-ave luhet në datat 16/17/23/24 shkurt (akti i parë) dhe 9/10/16/17 mars (akti i dytë)
Përcaktimi i ditëve të ndeshjeve do të shpallet sot mbasdite.
NDESHJET E FAZËS SË 1/8-ave të Ligës së Kampioneve , sezoni 2020-2021
Borusia Mynshenglabah-Mançester Siti
Lacio-Bajern Mynih
Atletiko Madrid-Çelsi
Lajpcig-Liverpul
Porto-Juventus
Barcelona-PSG
Sevilja-Borusia Dortmund
Atalanta-Real Madrid
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!