Kryeministri Edi Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”. Gjatë vizitës ku shkoi për të dorëzuar çelësat e e shtëpive të rindërtuara, 4 familjeve në Farkë, kryeministri u prit me “përshëndetjen” e qenit të shtëpisë, i cili nisi të lehte sapo pa Ramën. Për t’ja kthyer, kryeministri e quajti “o analist”, ndërsa i tha familjes që kështu kanë edhe komente dhe analiza.
Advertisements
Edi Rama: Si jeni? Mirëse ju gjetëm… Cfarë ke mor çfarë ke (qenit)?
E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës…
Advertisements
Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…
Edi Rama: Edhe natën pa gjumë ëëë? Ce pyet mo çe pyet…
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri e barazon analistin me një qen. Vitin e shkuar më 10 dhjetor 2019, kur inspektonte vendosjen e banorëve në shtëpi dhe çadra pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama e quajti qenin e shtëpisë, analist.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!